Dy klubet e njohura evropiane, Atletico Madridi dhe Bayern Munichu thuhet se janë në garë për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon nga Manchester Unitedi.
Ronaldo është i vendosur të largohet nga Old Trafford këtë verë pasi dëshira e tij është të garojë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Ambicia e tij është të barazohet me legjendën Paco Gento duke fituar trofeun e gjashtë në Ligën e Kampionëve, pasi ka fituar një me Unitedin në vitin 2008, si dhe katër me Real Madridin midis viteve 2014 dhe 2018.
Por, Unitedi nuk do të luajë në garën kryesore të futbollit evropian në sezonin 2022/23 dhe mezi u kualifikuan në Ligën e Evropës, duke përfunduar në vendin e gjashtë në Ligën Premier, pak përpara West Ham United.
Megjithatë, edhe pse shumë klube e kanë refuzuar transferimin e mundshëm të Ronaldos këtë verë, disa skuadra ende janë të interesuara.
Sipas mediumit të njohur ESPN, Atletico Madridi dhe Bayern Munichu janë në garë për të nënshkruar Ronaldon nga United.
Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë përjashtuar si një destinacione te mundshme për portugezin 37-vjeçar.
Cristiano kontribuoi me 24 gola në 38 paraqitje për Unitedin sezonin e kaluar dhe mendon se ende ka shumë për të ofruar. /Telegrafi/