Antoine Griezmann dukej gjithmonë e më larg Atletico Madridit, por klubi po bën gjithçka që ta mbajë.
Barcelona është në krye të listës dhe e kërkon me cdo kush në Camp Nou.
Por për ta ndalur kalimin e tij te Barcelona, Atletico Madrid ka përgatitur një ofertë shumë të lartë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjole, Los Colchoneros kanë gati një kontratë të re prej 20 milionë eurosh në sezon.
E gjithë kjo që Griezmann të qëndrojë në stadiumin Wanda Metropolitano.
Një shifër të tillë sulmuesit francez nuk ia ofron as Barcelona.
Sipas lëvizjeve të fundin ka shumë gjasa që Griezmann ta zgjasë bashkëpunimin e tij me Atleticon e Madridit dhe Diego Simeonen. /Telegrafi/