Telegrafi

Atletico Madridi ankohet për Barcelonën në FIFA, arsyeja është Griezmann

MADRID, SPAIN - NOVEMBER 22: Antoine Griezmann of Atletico Madrid looks on during the UEFA Champions League group C match between Atletico Madrid and AS Roma at Wanda Metropolitano on November 22, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Të vetëdijshëm se janë kontaktuar njerëzit e afërt të Antoine Griezmann nga Barcelona, Atletico Madrid ka dërguar një FIFA një ankesë për presion ndaj lojtarit. 

Francezi ka rinovuar kontratën me klubin deri në qershor të vitit 2022, dhe kjo është arsyeja se pse klubi është ankuar.

Barcelona që është lider në La Liga, para Atleticos që është e dyta me gjashtë pikë më pak, e do me çdo kusht sulmuesin francez.

Los Colconeros nuk e kanë pëlqyer mënyrën e Barcelonës se si e kanë kontaktuar lojtarin.

Antoine Griezmann, njëri nga lojtarët më të mirë në botë /Getty Images)

Ata e shohin si presion ndaj tij, dhe këtë e lidhin edhe me rivalitetin që e kanë për titull këtë sezon.

“Atletico Madrid e ka denoncuar FC Barcelona për kontaktet e përsëritura me Griezmann dhe të afërmit e tij, kontaktet për të cilat jemi të vetëdijshëm. Ai është një lojtar me kontratë në fuqi me Atlético Madridin që është afatgjate”,ka thënë zëdhënës i klubit.

Griezmann, objektivi i madh i Barcelonës /Getty Images)

“Kjo që po bën Barcelona mund ta shkelë konkurrencën aktuale të La Liga, pasi të dy ekipet janë në pozitën e parë dhe të dytë të tabelës, duke luftuar për të njëjtin qëllim”.

Rregullorja e FIFA-s për kontratat dhe transferimet e lojtarëve thotë: “Nëse një klub dëshiron të hyjë në bisedime me një lojtar profesionist duhet ta komunikojë qëllimin e tij me shkrim në klubin e lojtarit, përpara se të fillojë negociatat me lojtarin”. /Telegrafi/