James Rodriguez mund të bëhet një lëvizje e pakëndshme, por e bujshme për Atletico Madridin, pasi klubi është afër të nënshkruajë një transferim që do ta çojë atë në Wanda Metropolitano.
Sipas gazetës Marca, kolumbiani dëshiron të qëndrojë dhe të jetojë në ende në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.
Los Colchoneros janë të kënaqur me cilësinë e lojtarit, ndërsa edhe ai vetë është i zellshëm për një lëvizje te rivali i qytetit.
Atletico janë afër përfundimit të nënshkrimit të James nga Real Madrid, por klubit mbretëror ende po heziton të lejoj largimin e tij drejt rivalit të madh.
James dukej se ishte në rrugë për të kaluar te Napoli, por lojtari thuhet se është i vendosur të shtyjë një kalim te Atletico.
Pasi kaloi dy sezonet e fundit në huazim te Bayern Munich, James nuk është pjesë e planeve të Zinedine Zidane në Real Madrid dhe Los Blancos janë të gatshëm të marrin para nga shitja e tij këtë verë. /Telegrafi/