Telegrafi

Atletico Madridi afër marrëveshjes me Chelsean për Diego Costan

Diego Costa është afër që të kalojë tek Atletico Madridi pasi klubet janë afër që të arrijnë marrëveshje.

Sipas Evening Standard, shuma për të cilën flitet se do të arrihet marrëveshja për 41 milionë funte.

Sulmuesi nuk është bashkuar me Chelsean që nga viti i shkuar, pasi që ishte trajneri Antonio Conte ai që nuk e donte më në skuadër.

Një kthim te Atletico është ajo që e kërkon lojtari, por kjo nuk mund të bëhet që në këtë afat.

Atletico e ka të ndaluar të transferojë lojtar deri më janar të vitit 2018 dhe për këtë dhe ta huazojë lojtarin për gjashtë muaj. /Telegrafi/