Telegrafi

Atletico Madrid të shokuar nga vdekja e talentit të tyre Minchola

Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e talentit të Atletico Madrid, Christian Minchola.

Futbollisti i talentuar spanjoll ka ndërruar jetë në moshën 14-vjeçare duke tronditur klubin që kishte shpresa të mëdha në të.

Arsyet e vdekjes nuk janë bërë të ditura, por për vdekjen e hershme të talentit Minchola kanë folur edhe presidenti i klubit, Enrique Cerezo, trajneri Diego Simeone si dhe kapiteni Koke.

“Jemi të shokuar nga vdekja e lojtarit tonë të talentuar Christian Minchola dhe ndjejmë keqardhje për humbjen e tij. Atletico Madrid do të jetë pranë familjes dhe miqve të tij në këto momente të vështira”, ka deklaruar presidenti Cerezo.

I shokuar nga humbja e talentit Minchola ka mbetur edhe trajneri i ekipit të parë, Diego Simeone.

“Me gjithë zemrën time iu dërgoj ngushëllime familjes dhe miqve të Christian. Pushoni në paqe”, ka shkruar Simeone.

Edhe më emocionues është parë kapiteni i klubit Koke, që gjithashtu si Christian Minchola ka dalë nga akademia e Atletico Madrid.

“Zemërim dhe dhimbje kur duhet t’i themi lamtumirë Christian Mincholas. Jeta është shumë e padrejtë. Krenar që keni veshur fanellën e Atletico Madridit. Ngushëllime për bashkëlojtarët, familjet dhe miqtë e Christianit. Pushoni në paqe”, ishte reagimi i kapitenit Koke.

Lojtari i lindur më 2 shkurt të vitit 2006. Mincholas ka luajtur në pozitën e sulmuesit dhe ishte bashkuar me akademinë e klubit në verën e vitit 2013. /Telegrafi/