Telegrafi

Atletico Madrid pranon transferimin e Vrsaljkos te Interi?

Sime Vrsaljko (Getty Images)

Mediat italiane raportojnë se Atletico Madrid ka rënë dakord që të lejojë mbrojtësin kroat, Sime Vrsaljko, të shkojë te Interi.

Sipas Gazzetta dello Sport, 26-vjeçari kroat do të shkojë në Giussepe Meazza me anë të një marrëveshje huazimi për një vit, me mundësi nënshkrimi përfundimtar verën e ardhshme.

Klubi i madh italian do të paguajë një pagesë prej tetë milionë euro për huazim, me 18 milionë euro shtesë nëse ata zgjedhin të bëjnë transferimin të përhershëm.

Lexo po ashtu Interi afër mbylljes së transferimit të Vrsaljkos

Vrsaljko ka gëzuar një sukses të madh në vitit 2018 me kombëtaren kroate duke përfunduar në vendin e dytë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Vrsaljko gjatë finales së Botërorit ndaj Francës (Getty Images)

Përveç ndihmës që i dha Kroacisë deri në finalen e Kupës së Botës këtë verë, ai ndihmoi gjithashtu Atleticon të fitojë Ligën e Evropës në sezonit të kaluar, duke mundur Marseillen në finale.

Sipas të përditshmes italiane, marrëveshja është rënë dakord në parim dhe është afër përfundimit të saj.

Lexo po ashtu Vrsaljko dëshiron vetëm Interin

Si i tillë, Vrsaljko është vendosur për një rikthim në Serie A, ku ai më parë ka luajtur për Genoan dhe Sassuolon përpara se të transferohej në kryeqytetin spanjoll.

Ndryshe edhe dëshira e lojtarit ishte vetëm transferimi te Interi edhe përkundër ofertave tjera në tavolinë. /Telegrafi/