Telegrafi

Atletico Madrid nuk heq dorë nga transferimi i Willianit

Willian (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Afati i transferimeve tashmë është hapur, derisa flitet për largimet dhe transferimet që pritet të ndodhin në këtë verë në Ligën Premier.

Klubet angleze tashmë kanë filluar t’i kompletojnë transferimet e para, mirëpo ky afat për Chelsean do të jetë më i qetë shkaku i suspendimit të FIFA-s për dy afate.

Skuadra londineze e transferoi Mateo Kovacicin nga Real Madridi, pasi sezonin e kaluar e kishte në huazim, derisa e arritën marrëveshje para se vendimi i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë të hynte në fuqi.

Willian (Foto:Getty Images/Guliver)

The Blues në këtë verë do të fokusohen në shitjen e disa lojtarë, gjersa kanë ndodhur para pak ditësh pesë largime nga Stamford Bridge.

Sipas mediave në Angli, Willian mund të jetë lojtari i radhës që mund të largohet nga skuadra londineze.

Lexo po ashtu Chelsea i ka refuzuar dy oferta nga Barcelona dhe Atletico Madridi për Willianin

Atletico Madrid po tenton ta transferojë anësorin brazilian, por që ende nuk po arrin ta bind që të kalojë në Wanda Metropolitano.

Skuadra nga qyteti i Madridit po planifikon një ofertë të dytë për Willianin, mirëpo duhet t’i ofrojë një pagë më të lartë se ajo që fiton aktualisht te Chelsea. /Telegrafi/