Telegrafi

Atletico Madrid kërkon një lojtar të Barcelonës në këmbim të Joao Felix

Atletico Madrid po synon transferimin e Ferran Torres nga Barcelona, në këmbim të shitjes përfundimtare të kartonit të Joao Felix.

Diego Simeone e pëlqen Torres për angazhimin e tij në fushë dhe aftësinë për të finalizuar aksionet, ka raportuar mediumi spanjoll Diario Sport.

Sidoqoftë, Barcelona ka refuzuar të hap bisedime për një shkëmbim lojtarësh, ani pse kjo mënyrë e të bërit biznes i konvenon të dyja skuadrave, për shkak të vështirësive financiare.

Plani i Barcelonës është që të nënshkruajë me Felix edhe për një vit tjetër në formë huazimi me opsionin për ta blerë kartonin e tij në fund.

Është raportuar se blaugranasit do të bëjnë një ofertë të re në drejtim të Atletico Madridit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Por, vendimi final për Felix mund tëmos bëhet të paktën deri gjatë verës nga të dyja klubet. Në rast se portugezi vazhdon me performancat e tij të mira në Kataluni, vlera e tij në treg do të rrritet.

Sa për një shkëmbim kokë më kokë me Ferran, ky opsion nuk mund të përjashtohet pasi të dy lojtarët kanë kontribuar direkt në nëntë gola deri më tash këtë sezon./Telegrafi/