Telegrafi

Atletico Madrid – Juventus, formacionet e mundshme: Felix dhe CR7 pritet të jenë vendimtar 

Atletico Madridi dhe Juventusi do të ndeshen mes vete në një ndeshje të madh në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Los Colchoneros janë nikoqir të Zonjës së Vjetër në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin D.

Takimi do të zhvillohet në Wanda Metropolitano nga ora 21:00 dhe pritet të jetë shumë interesant pasi dy skuadrat janë rival të madh viteve të fundit.

Lexo po ashtu Statistika, analizë dhe parashikim: Atletico Madrid - Juventus

Sikurse Diego Simeone, ashtu edhe Maurizio Sarri kërkojnë ta nisin këtë sezon në Ligën e Kampionëve me fitore dhe do t’i hedhin në fushë formacionet më të mira.

Nuk pritet të ketë befasi të asnjëra skuadër dhe në lojë pritet t’i shohim yje si Koke, Saul Niguez, Joao Felix, Cristiano Ronaldo dhe Leonardo Bonucci.

Formacionet e mundshme:

Atletico Madrid: Oblak; Trippier, Gimenez, Savic, Lodi; Koke, Saul, Thomas, Lemar; Joao Felix, Diego Costa

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Higuain, Ronaldo

/Telegrafi/