Atletico Madrid ka hyrë në garën për mesfushorin e Chelseat, Cesc Fabregas.
Mesfushori, i cili i përfundon kontrata gjatë muajit qershor të vitit të ardhshëm, është në kontakt me Milanin pasi Chelsea refuzon t’i ofrojë atij një marrëveshje afatgjate.
Bosi i “The Blues”, Maurizio Sarri ka deklaruar publikisht se dëshiron që londinezët të ndryshojnë politikën e transferimit të tyre në mënyrë që të sigurojë shërbimet e 31-vjeçarit.
Megjithatë, Cesc raportohet se gjithashtu është në bisedime me Atletico Madridin, e cila ka probleme të mëdha në mesfushë gjatë këtij sezoni.
Calcio Mercato shkruan se trajneri Diego Simeone është tifoz i madh i ish-yllit të Barcelonës.
Kujtojmë se reprezentuesi spanjoll edhe më parë ka luajtur në La Liga duke veshur fanellën e Barcelonës.
Ndryshe, Fabregas deri më tani ka pasur 135 paraqitje për Chelsean dhe ka shënuar 15 gola. /Telegrafi/