Nahuel Molina ka qenë ndër mbrojtësit anësorë më të mirë këtë edicion në Serie A.
Mbrojtësi i djathtë argjentinas ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me Udinesen dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.
Edhe pse pritej që Juventusi ta kompletonte transferimin e argjentinasit, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Gjiganti spanjoll Atletico Madrid së fundmi ka ndërhyrë dhe ia ka rrëmbyer nga dora ‘Zonjës së Vjetër’ objektivin për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Gianluca Di Marzio ka raportuar se drejtuesit e Atleticos janë duke biseduar me ata të Udineses për detajet e fundit të transferimit të Molinas në Madrid.
Transferimi i anësorit argjentinas pritet t’i kushtojë Atletico Madridit 30 milionë euro, derisa lojtarin e pret një kontratë pesë vjeçare me klubin nga kryeqyteti spanjoll.
🚨 Imminent agreement for the transfer of Udinese right-back Nahuel Molina to Atlético Madrid! 🇦🇷
(Source: @DiMarzio) pic.twitter.com/l0TOILyHOH
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 15, 2022
24-vjeçari në sezonin e fundit zhvilloi 37 ndeshje zyrtare ku shënoi tetë gola dhe dhuroi pesë asistime duke konfirmuar formën fantastike. /Telegrafi/