Site icon Telegrafi

Atletico Madrid hap sondazh me këngën e Ledri Vulës

Njëri nga ekipet më të vjetra spanjolle, Atletico Madrid, është tejet aktiv në rrjetin social “TikTok”.

Përmbajtje me pyetje, pjesë nga stërvitjet dhe shumë momente gazmore të futbollistëve postohen me bazë ditore në llogarinë zyrtare të ekipit.

Pyetja e radhës që iu drejtua ndjekësve të faqes së ekipit ishte për të gjetur se cili lojtar është në fotografi nga stërvitja e ditës.

Diçka që mori shumë vëmendje në këtë postim ishte pikërisht kënga që e shoqëronte sondazhin, e cila është këngë e interpretuar nga artistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për këngën “Beautiful”, të cilën e këndon Ledri Vula në bashkëpunim me Flori Mumajesi.

Ndërsa, lojtari në sondazh është mesfushori Rodrigo De Paul. /Telegrafi/

Sondazhin nga Atletico Madrid mund ta gjeni këtu

Exit mobile version