Drejtori i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin pranon se ata duan që të transferojnë yllin James Rodriguez, por sipas tij kjo varet nga Real Madridi.
Reprezentuesi kolumbian u kthye te Reali pas një huazimi dy-vjeçar te Bayern Munich dhe do të lirohet vetëm për 42 milionë euro.
Napoli kishte qenë favoritë për transferimin e tij, por nuk janë të gatshëm të nënshkruajnë me James nëse nuk jepet si huazim me mundësi blerje.
Tani edhe te klubi spanjoll, Atletico kanë pranuar publikisht se duan transferimin e kolumbianit, por sipas tyre kjo varet nga rivalët e Realit.
“E di që shumë tifozë të Atletico Madridit do të donin Jamesin dhe se trajneri ynë do ta pëlqente shumë”, ka thënë fillimisht Gil Marin për Sport.
“Ne e dimë se James nuk dëshiron të qëndrojë te Real Madridi dhe se Real Madridi nuk dëshiron që ai të mbetet në ekip”.
“Do të ishte mirë ta sjellë atë këtu, por ne kemi nevojë për rrethana të ndryshme që të përshtaten së bashku për të ndodhur”.
“Kjo varet nga presidenti i Real Madridit”, përfundoi drejtori i Atleticos. /Telegrafi/