Mediat angleze theksojnë se Atletico Madrid po synon sulmuesin e Leicester Cityt, Jamie Vardyn dhe Alexis Sanchezin e Arsenalit, pasi ata synojnë të forcojnë skuadrën e tyre.
Sipas Independent, Diego Simeone është i prirur për të ngjallur opsionet e tij në sulm dhe është një tifoz i madh i Vardyt – i cili luajti dhe shënoi kundër Atleticos në çerekfinale të Ligës së Kampionëve – dhe mund të zëvendësonte Fernando Torresin ose Kevin Gameiron.
Në prill, kapiteni i Atleticios, Diego Godin deklaroi se anglezi do të ishte mjaftushëm i mirë për të luajtur për ekipin e parë të Simeones.
Sanchez, i cili thuhet se është i pakënaqur me Topçinjtë dhe kërkon një largim, është gjithashtu i lidhur me një lëvizje në skuadrën Los Rojiblancos duke pasur më parë një përvojë trevjeçare me Barcelonën në Spanjë.
Raporti vazhdon se edhe Edinson Cavani i Paris Saint-Germain dhe Alvaro Morata i Real Madridit janë gjithashtu objektiva, edhe pse të dyja këto marrëveshje duken gjithashtu të pamundura. /Telegrafi/