Site icon Telegrafi

Atletico i frikëson skuadrat angleze me çmimin e Trippier

Kieran Trippier është duke kërkuar rikthimin në Ligën Premier, por nuk do të jetë aspak e lehtë.

Mbrojtësi anglez ka kaluar dy vite të suksesshme në Spanjë te Atletico Madrid, ku ka fituar edhe titullin e kampionit.

Manchester United, Arsenal dhe Everton janë skuadrat angleze që janë futur në garë për transferimin e lojtarit.

Por transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë duke marrë parasysh kërkesat e larta të Atletico Madrid.

Kampioni në fuqi i Spanjës i ka bërë me dije skuadrave të interesuara për anglezin se duhet paguar shuma prej 60 milionë euro për ta lënë të lirë mbrojtësin.

Kjo është një shumë tejet e lartë, kur kemi parasysh se dy vite më parë Los Colchoneros kishin paguar 22 milionë euro për transferimin e anglezit nga Tottenham Hotspur.

Gjithsesi asnjëra nga skuadrat e interesuara për Trippier nuk janë të gatshme të paguajnë një shumë të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version