Telegrafi

Atletico fiton Audi Cup, Keidi Bare protagonist (Video)

Atletico Madridi ka fituar ndaj Liverpoolit në finale të Audi Cup pas ekzekutimit të penaltive.

Skuadra spanjolle kaloi e para në epërsi me golin e Keidi Bare, i cili reagoi në mënyrë fantastike duke realizuar me kokë pas një topi të kthyer (33’) dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Në gjysmën e dytë rezultati u barazua. Roberto Firmino shënoi nga pika e bardhë (83’).

Momenti i golit (YouTube)

Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë (1-1), ashtu që u desh të zhvilloheshin penaltitë për ta përcaktuar fituesin.

Pas ekzekutimit të penaltive më të saktë u treguan lojtarët e skuadrës spanjolle. Jordan Henderson ishte njeriu që dështoi që të shënonte nga pika e bardhë.

Ndryshe, në ndeshjen për vendin e tretë të këtij turneu, Napoli e mposhti Bayern Munichun me rezultat 2-0. /Telegrafi/