Telegrafi

Atletico e sheh Depayn si zëvendësues të Joao Felixit

Memphis Depay pritet të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi holandez ka edhe gjashtë muaj kontratë me katalunasit dhe pritet të largohet tani në mënyrë që Barcelona të fitoj diçka nga shitja e tij.

Shumë skuadra janë vënë pas holandezit dhe e ardhmja e tij ende nuk është bërë e qartë.

Atletico Madrid së fundmi është futur në garë për Depayn dhe e dëshiron holandezin në ‘Wanda Metropolitano’.

Los Colchoneros duan të paguajnë rreth pesë milionë euro për transferimin e holandezit në janar, pasi Depay shihet si zëvendësues i Joao Felix që ka kaluar te Chelsea.

Interesim për sulmuesin holandez kanës shprehur edhe Manchester United, Newcastle United dhe Roma. /Telegrafi/