Në stërvitjen e Sporting Lisbonës para disa muajsh kishte ndodhur një gjë që nuk ishte parë më herë, pasi tifozët e skuadrës kishin sulmuar lojtarët.
Njëri ndër ta ishte edhe Gelson Martins që tanimë ka kaluar te Atletico Madridi si lojtar i lirë, por transferimi po shqyrtohet nga FIFA.
Sikurse Rui Patricio ashtu edhe Martins e kanë prishur kontratën me klubin pas dhunës së tifozëve.
Për të dyja raste Sporting është ankuar te FIFA, ku do të merret edhe vendimi ditëve në vijim.
Atletico Madrid i kishte bërë ofertë Sportingut prej 15 milionë eurove dhe opsionin për të marrë 50% të shumës nga shitja e tij e ardhshme.
Sporting refuzoi sepse kërkonte të paktën 20 milionë euro dhe gjysmën e klauzolës së lojtarit.
Palët nuk ranë dakord dhe Martins e prishi zyrtarisht kontratën me klubin portugez, e pastaj Atletico e mori falas.
Sporting tani është ankuar te FIFA dhe ka nisur një gjyq ndaj futbollistit dhe klubit spanjoll.
Para se Martins të anulonte kontratën paga e tij dhe kontrata kishin ndryshuar, pasi kishte filluar të paguhej nga 1.8 milion euro në 2.2 milionë euro.
Me këtë ka ndryshuar edhe klauzola e tij, që është 100 milionë euro dëmshpërblim. /Telegrafi/