Gjiganti nga La Liga, Atletico Madridi është rreshtuar pas një lëvizjeje për mesfushorin e Manchester Unitedit, spanjollin Ander Herrera.
Mesfushori spanjoll është jashtë kontratës në qershor të vitit 2018 – dhe ende është larg arritjes së marrëveshjes për nënshkrimin e kontratës së re.
Kështu, Herrera mund të angazhohet për një klub tjetër nga 1 janari, duke nënshkruar para-kontratë.
Sipas gazetës spanjolle AS, spanjollët e Atleticos po planifikojnë një transferim gjatë afatit kalimtar veror për Herreran.
Jose Mourinho ka konfirmuar më parë se do të marrë në konsideratë opsionin e vazhdimit për një viti tjetër për marrëveshjen aktuale të mesfushorit spanjoll.
Por, Atletico po e sheh Herrera si një trashëgimtar afatgjatë të Gabit, pasi ndalimi i transferimeve të iu hiqet në janar.
Megjithatë, Los Lochoneros nuk do ta kenë aspak të lehtë transferimin e Herraras, duke ditur konkurrencën e madhe për shërbimet e tij.
Është gjiganti tjetër spanjoll, Barcelona që e dëshiron me çdo kusht mesfushorin e Unitedit në skuadër, me trajnerin Ernesto Valverde që njihet si një adhurues i madh i tij. /Telegrafi/