Site icon Telegrafi

Atletico blindon Carrascon

Yannick Ferreira Carrasco është futbollisti më i mirë momentalisht i Atletico Madrid.

Belgu këmbëshpejtë është në një formë të shkëlqyeshme dhe ka ndihmuar Atleticon të ngjitet në pozitën e parë në La Liga.

Kështu për shërbimet e tij ka shprehur interesim të madh Chelsea, dhe duket se Atletico nuk dëshiron të mbetet pa lojtarin e saj.

Sipas medieve spanjolle, klubi nga Madridi ka filluar bisedimet me agjentin e lojtarit për një kontratë të re.

Carrasco pritet të nënshkruajë deri në vitin 2021 me Atleticon, ndërsa do të ketë edhe rritje page.

Kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2020 dhe ka një klauzolë prej 40 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version