Atletico Madridi thuhet se është shumë afër ta transferojë Alessio Romagnolin nga Milani.
Kapiteni dëshiron të largohet nga Rossonerët, pasi është në kërkim të fitimit të trofeve.
Skuadra italiane po kalon nëpër një formë të dobët në këto vitet e fundit, madje ka dështuar të futet në Ligën e Kampionëve, derisa në Ligën e Evropës kanë hequr dorë që t’i ikin dënimit nga FIFA për shkak të shkeljes së rregullit financiar.
Sipas Calciomercatos, Los Rijoblancos dëshirojnë ta transferojë liderin e Milanit në këtë afat kalimtar të janarit.
Por, Milani refuzon të heq dorë nga lojtari, mirëpo është dëshira e këtij të fundit që të largohet nga San Siro.
Italianët dëshirojnë t’i ofrojnë kontratë të re Romagnolit, derisa kanë filluar bisedimet me agjentin e tij, Mino Raiolan.
Agjenti i mirënjohur mund të tentojë që ta transferojë klientin e tij në Wanda Metropolitano, vetëm nëse atij i ofrohet një pagë më e lartë se te Milani. /Telegrafi/