Musa Hajdari do të përfaqësojë Kosovën në sportin e atletikës në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Atleti ynë për herë të dytë do të jetë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, pas debutimit në Rio 2016.
Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Atletikës së Kosovës kanë pranuar ftesën sipas vendit të rezervuar për univerzalitet. Musa garon në disiplinën vrapim 800 metra.
Sporti i atletikës dhe notit marrin ftesa të veçanta nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike dhe krahas një ftese të ndarë për atletikën, sporti i notit pritet të ketë dy ftesa, për të cilat KOK është në pritje të konfirmimit.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka 11 sportistë, përfshirë dy të notit, të cilët do të përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Lojërat Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021.
CONFIRMED✔: Musa Hajdari🏃♂️ will represent #Kosovo athletics at the @Tokyo2020 Olympic Games. @NOCKOSOVO received the Universality Places for our athlete. Congrats to Hajdari and Kosovo Athletics Federation.https://t.co/rpseePOr4E#Tokyo2020 #teamkosova pic.twitter.com/PbfDPEYf9i
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) June 30, 2021