Telegrafi

Atleti amerikan bëhet sensacion me hedhjen e tij në vijën e finishit për ta siguruar medaljen e artë

Infinite Tucker është bërë sensacion në rrjetet sociale, pas veprimit të tij për ta fituar medaljen e artë në 400 metra në Hurdles.

Alteti amerikan është futur në histori të Atletikës, pas veprimit që bëri për ta rrëmbyer vendin e parë në 400 metra vrapim në Konferencën Perëndimore (SEC).

Tucker ishte në vijën e finishit me Robert Grant, por ai bëri një hedhje të lartë për ta fituar medaljen e artë në Hurdles.

Amerikani bëri një vrapim të shpejtë për ta arritur kundërshtarin e tij, por në centimetrat e fundit, vendosi që të kërcente para vijës së finishit, në mënyrë që të futej i pari.

Hedhja e tij është bërë sensacion në rrejtët sociale, pasi askush nuk e kishte pritur që ai të bënte një veprim të tillë, që më pas i solli medaljen e artë. /Telegrafi/