Telegrafi

Atletet që mbante veshur, kalimtari ia fali një të pastrehu këmbëzbathur

Kalimtari që ndodhej kaloi para një të pastrehu në një zonë të New Yorkut, vazhdoi rrugën zbathur, meqë atletet dhe çorapet ia fali një të pastrehu.

Me të parë që ai është këmbëzbathur, atletet që mbante zhveshur i hoqi nga këmbët dhe ia la atij në trotuar, transmeton Telegrafi.

“Derisa po i hiqte atletet, e pashë që donte t’ia falte, është një gjest shumë njerëzor, që duhet të bëhet nga të gjithë” është komenti që i shoqëron pamjet mbresëlënës.

Shumë shikues e kanë pëlqyer gjestin e tij, derisa po bëhen përpjekje që të identifikohet edhe i pastrehu, për të mësuar nëse po i përshtaten atletet si duhet. /Telegrafi/