Sportistët italianë kanë fituar edhe një medalje të artë pasi kanë triumfuar në konkurrencën e meshkujve në garën e 4×100.
Viti 2021 si duket është i sportistëve italianë pasi ata po vazhdojnë të fitojnë edhe në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” pas triumfit në Euro 2020.
Pasi fituan garën e 100 metrave sprint me Lamont Marcell Jacobs, Italia la përsëri gjurmë në vrapim.
Italy🇮🇹 has won #gold in #Athletics – Men's 4 x 100m Relay at #Tokyo2020 #UnitedByEmotion | #StrongerTogether | #Olympics
— #Tokyo2020 (@Tokyo2020) August 6, 2021
Ekipi italianë ka arritur të fitojë edhe garën e 4×100 në konkurrencën e meshkujve.
Katërshja Lorenzo Patta, Lamont Marcell Jacobs, Eseosa Desalu, Filippo Tortu janë kampionë, duke përfunduar garën për 37.50 sekonda.
What an Olympic Games #ITA are having!
They pip #GBR to the post to win the men's 4x100m relay!#StrongerTogether | @Tokyo2020 | @WorldAthletics pic.twitter.com/C4IyQAYt5n
— The Olympic Games (@Olympics) August 6, 2021
Fitorja e Italisë erdhi për vetëm një të qindtë më shpejtë, pasi ekipi i Britanisë së Madhe përfundoi i dyti me 37.51 sekonda, ndërsa Kanada e treta me 37.70 sekonda.
Ndërsa, në kategorinë e femrave në garën e 4×100 ka fituar ekipi i Xhamajkës me kohë 41.02 sekonda, duke lënë ekipin e SHBA-ve mbrapa në vendin e dytë. /Telegrafi/
Italy to rawse the man on the last leg was a beast #Olympics pic.twitter.com/fqzbjIFezU
— Nyema🐨 (@Nyema49218525) August 6, 2021