Telegrafi

Atletet e kuqe të shumë dëshiruara të reperëve, të gjithë shfaqen me të njëjtin model (Foto)

Estrada shqiptare numëron me qindra reperë të suksesshëm, të cilët viteve të fundit janë më se të kërkuar në tregun muzikor. Shpeshherë midis tyre mund të ketë miqësi, marrëdhënie të mira, por edhe inate dhe xhelozi ndaj njëri-tjetrit.

Secili prej tyre veçohet për stilin e tij si në të kënduar, ashtu edhe në paraqitjen e pamjes së jashtme.

Kohëve të fundit është vërejtur një trend i ri tek reperët e estradës sonë, të cilët kanë filluar të pëlqejnë të gjithë të njejtin element në veshjen e tyre.

Nëse shohim me vëmendje në fotografitë e tyre në rrjetet sociale, vërejmë se shumica prej tyre po preferojnë të njejtat atlete me ngjyrë të kuqe, transemton Telegrafi.

Lexo po ashtu Çfarë po ndodh me meshkujt e estradës? Të gjithë po bëhen "ushtarë"! (Foto)

Mbase mund të mos jenë identike apo të së njejtës markë, mirëpo e vërteta është se ato janë shumë të ngjajshme me njëra-tjetrën, dhe fakti se po i shohim gati tek çdo reper, na bën të mendojmë se kjo është tendenca më e re e modës në estradë.

Në vazhdim Telegrafi ju sjellë disa prej reperëve të cilët kanë veshur së fundmi thuajse të njejtat atlete, ato me ngjyrë të kuqe. /Telegrafi/

MOZZIK

 

CAPITAL T

 

2 TON

 

GETOAR SELIMI

 

GJIKO