Gara e mbrëmshme atletike ofroi polemika të vërteta në garën e 5000 metrave për femra, pasi keniases Faith Kipyegon iu hoq para kohe medalja e saj.
Gjatë garës, Kipyegon u përplas me Gudaf Tsegay nga Etiopia, e cila njihet për sjelljen e saj të turpshme gjatë garave dhe me atë rast nuk e lejoi kenianen t’i kalonte.
Në fund, Kipyegon përfundoi në vendin e dytë, menjëherë pas bashkatdhetares Beatrice Chebet (1:28.56) me një sekondë dhe katër të qindtat e sekondës prapa, dhe përpara holandezes Sifan Hassan.
Here is the shove in question involving Faith Kipyegon and Gudaf Tsegay… pic.twitter.com/6C1qGijDh6
— Chris Chavez (@ChrisChavez) August 5, 2024
Më pas gjyqtarët vendosën të s’kualifikonin Kipyegon për shkak të shtytjes së lartpërmendur, por padrejtësia u korrigjua pas apelit të keniases.
Asaj iu kthye medalja e argjendtë dhe u shpërblye me medalje në garën më prestigjioze në botë, ndërsa Tsegay përfundoi në vendin e nëntë.
Faith Kipyegon has officially been awarded the silver medal in the women’s 5000m after Team Kenya’s successful appeal against her initial disqualification for obstruction in an incident with Ethiopia’s Gudaf Tsegay.
Kipyegon and Chebet both take home medals for Kenya 🇰🇪 pic.twitter.com/8MFPaKvB6S
— ESPN Africa (@ESPNAfrica) August 5, 2024
Për incidentin foli edhe e bronzta Hassan, duke kujtuar problemet e saj me Tsegay.
“Është gjithmonë dramë me Tsegay. Ajo më shtyu vitin e kaluar dhe ajo gjithmonë tërhiqet dhe shtyn. Ndihem keq për Faith. Nuk do të më shqetësonte nëse do t’i kthenin medaljen e argjendtë”, ka thënë Hassan përpara se Kipyegon t’i kthehej medalja. /Telegrafi/