Site icon Telegrafi

ATK do t’i shtojë kontrollet gjatë verës nëpër hotele e restaurante

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), me qëllim që të siguroj një nivel të lartë të përmbushjes tatimore është e fokusuar në tri çështjet kryesore: përmbushjen vullnetare, ofrimin e shërbimeve profesionale, si dhe trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve.

“Si çdo vit tjetër ATK në sezonin e verës ka një plan të veçantë të aktiviteteve, i cili zhvillohet brenda dhe jashtë orarit të punës, kjo me qëllim të monitorimit sa më të mirë të veprimtarive rekreative, argëtuese-përfshirë organizimet nëpër hotele dhe restorantet, koncertet, dasmat si dhe veprimtari të ngjashme, të cilat në këtë sezon janë më të theksuara. Këto aktivitete ndërmerren në mënyrë që të sigurohen dëshmi të ndryshme, në lidhje me të hyrat që realizohen nga ky sektor. Bazuar në dëshmitë që krijohen gjatë këtyre aktiviteteve, si dhe bazuar në faktet e tjera që gjenden në mënyra të ndryshme, ATK bën vlerësimin e obligimeve të këtij sektori”, është thënë në një komunikatë për media.

“Gjatë periudhës janar-qershor 2018 tek sektori i lartcekur janë realizuar 1,901 vizita, ku nga konstatimet e bërë janë lëshuar gjoba në vlerë 111,325 euro”.

Menaxhimet i ATK-së, do të vazhdoj më përkushtim t’i zbatoj të gjitha dispozitat ligjore, në mënyrë që secili tatimpagues të deklaroj drejt pjesën që i takon me ligj! /Telegrafi/

Exit mobile version