Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se shtyhet afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal, deri më 7 gusht diti e premte.
Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë periudhës prill, maj, qershor, ishte nga data 1 korrik 2015 deri më 31 korrik 2015.
“Meqenëse ATK ka evidentuar se deri më datë 31 korrik 2015 kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët ende nuk i kanë dorëzuar plikot me kuponë fiskal, ATK do t’ju mundësojë që edhe gjatë javës së parë të muajit Gusht 2015 t’i dorëzojnë plikot e tyre në cilëndo zyre regjionale të ATK-së”, është thënën në njoftimin e ATK-së për media, transmeton Telegrafi.
Sipas ATK-së plikot e mbyllura me kuponë fiskal të grumbulluar gjatë muajit prill, maj dhe qershor, ATK-ja do t’i pranoj deri më 7 gusht 2015, deri në ora 16:00. /Telegrafi/