Site icon Telegrafi

ATK për sektorin e ndërtimit rikujton aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) me anë të një njoftimi rikujton se në muajin dhjetor të 2016-së ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik – detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit.

Sipas ATK-së, qëllimi i këtij vendimi është të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, respektivisht aplikimin e ngarkesës së kundërt (Reverse Charge) për TVSH, përkatësisht brenda vendit.

“Shërbimet ndërtimore të ofruara nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm, trajtohen sipas Vendimit Shpjegues Publik 05/2016. Vendimin Shpjegues Publik 05/2016 – detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – aplikimi i ngarkesës së kundërt, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version