Site icon Telegrafi

ATK-ja vendos disa kufizime në EDI për deklarimet në librat e Shitjes dhe të Blerjes

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se nga 01 shkurti do të publikoj ndryshimet në kuadër të Sistemit Elektronik (EDI).

Ndryshimi që do të jetë në krahasim me versionin e tanishëm, është kufizimi në deklarimin e Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, të cilat nuk do të mund të dërgohen nëse nuk janë të plotësuara ashtu siç kërkohet.

Më konkretisht, ATK-ja thotë se kufizimet janë bërë në kolonën e Numrit Unik Identifikues, Numrit Fiskla dhe Numrit Personal.

Libri i Blerjes dhe Libri i Shitjes, duhet të plotësohen dhe të deklarohen në baza mujore nga data 01 deri më 20 të muajit vijues, pra librat kërkohet të deklarohen në periudhën kur dorëzohet edhe Deklarata e TVSH-së.

Sa i përket plotësimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, referojuni udhëzuesve përkatës të publikuar në web-faqen e ATK-së te linku Shërbime Elektronike – Libri i Blerjes dhe i Shitjes.

Exit mobile version