Site icon Telegrafi

ATK-ja ka një njoftim për ata që kanë dorëzuar kuponët fiskalë

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton se nga data 06 gusht 2015 ka filluar me rimbursimin e mjeteve për qytetarët, të cilët kanë aplikuar dhe dorëzuar plikot me kuponë fiskalë.

“ATK ka shqyrtuar aplikacionet dhe plikot me kuponë fiskalë dhe deri më tani ka rimbursuar mjetet për 2,997 qytetarë, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015”, thuhet në njoftim.

Në vazhdimësi ATK do të shqyrtojë të gjitha aplikacionet, në mënyrë që të rimbursojë mjetet për të gjithë qytetarët të cilët kanë aplikuar dhe dorëzuar plikot me kuponë fiskalë.

“Vlen të përmendet se do të rimbursohen mjetet për të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët kanë respektuar procedurat e parapara me Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2015 dhe Fletëpalosjen “Udhëzues për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal”, shtohet më tej.

ATK inkurajon të gjithë qytetarët që të vazhdojnë me grumbullimin e kuponëve fiskalë dhe secili qytetar duhet të jetë i vetëdijshëm se duhet të pajiset me Kuponë Fiskalë në momentin e blerjes së mallit apo shërbimit.

“Personi i cili nuk merr Kuponin Fiskal: dëmton veten dhe të tjerët; nuk kontribuon në zhvillimin e vendit; nuk përmbush një nga detyrimet qytetare, si dhe ndihmon evazionin fiskal”, përfundohet në njoftimin e ATK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version