Telegrafi

Atiq i kërkon KOSTT-it dhe ZRRE-së që të nisë pagesa e rrymës në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka njoftuar se i është drejtuar Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT) dhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) me kërkesë për të filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të kësaj komune.

Atiq po ashtu ka kërkuar që të marrë informacione për borxhin që duhet paguar për rrymën e papaguar nga komuna që ai drejton, përcjell Telegrafi.

“Sot ju drejtova KOSTT-it dhe ZRRE-së me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë”, shkruan Atiq.

“Gjithashtu, kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj”, përfundon ai. /Telegrafi/