Ish-burri i Drenusha Latifit, Atilla Kartesh, mbrëmë (4 nëntor) hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, në të cilën tashmë është banore Drenusha, ish-bashkeshortja e tij.
Drenusha Latifi ka folur hapur për dhunën që ka përjetuar gjatë martesës, duke ndarë publikisht shqetësimet e saj dhe duke u pajisur me një urdhër mbrojtjeje ndaj Atikës, në mënyrë që të ketë sigurinë e saj dhe të fëmijëve.
Por, sot Atilla duket se e ka filluar ditën i rrethuar nga shumë pyetje, duke nisur nga Gresa e pastaj Vullneti.
Vullneti sot filloi një bisedë me Atillën, e cila nuk dukej edhe aq miqësore në bazë të pyetjeve që ai bënte.
Gjatë bisedës Vullneti tregon se është shumë mirë në dijeni për atë që Atilla është i akuzuar, madje edhe përdor shprehje si: “Deri të zbardh rastin”.
Vullneti: Motivi? Motivi që ke hyrë këtu? Se janë dy-tri motive që po më bien ndërmend mua.
Atilla: Ndoshta kam ardhur vetëm për famë.
Vullneti: Për famë? Ti je tashmë je i famshëm. I famshëm për gjëra që nuk janë në rregull.
Atilla: Po thua? Cilat?
Vullneti: Akuzat e Drenushës ndaj teje. Ai ke pa faktet që i ka paraqitur ajo. Faktet që janë krejt nëpër media.
Atilla: A i ke pa ti, shpjegomi si i sheh ti ato?
Vullneti: Ajo gjuha që përdoret nëpër mesazhe a? Dhunë psikologjike. S’guxojmë t’i përdorim fjalët që janë përdorur aty në mesazhe.
Atilla: Puna e procesit gjyqësor, nuk diskutohen disa gjëra. Ka botë edhe mas spektaklit, kështu që… /Telegrafi/