Ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, ka qenë i ftuar së fundmi në “Big Talk”.
Ai ka folur pas takimit me Drenushën në Big Brother, darkën si dhe marrëveshjet që arritën për hir të fëmijëve të tyre.
I njëjti ka folur pas këtij takimi, duke thënë se është e pashmangshme që të mos kenë komunikim si prindër që janë.
“Mirë po ndihna. E kemi pritur. Nuk na ka marrë mendja që bëhet kaq publike. Ka qenë e pashmangshme marrëveshja jonë si prind. Më vjen mirë, ju falënderoj juve që e realizuat kaq shpejt”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Normal që brengoset për fëmijët e vetë. E kam përgatitur pak vajzën që do të ketë kontakt me vajzën, e ka ditur dhe mund të them që e kam parë një lloj lehtësimi te fëmijët. Djali e ka parë”.
“Djali e ka përjetuar pak më rëndë, normal që mosha. Nuk është e lehtë as për të. E kemi një detyrë që të punojmë për ta”, vazhdoi Atilla.
Sa i përket partneres së tij të re, Atilla theksoi se i di të gjitha dhe se është dakord për çdo gjë.
“Realiteti është i pashmangshëm, me Drenushën i kam dy fëmijë. Është puna që e ka ditur është dakord”. /Telegrafi/