Telegrafi

Athletic Bilbao konfirmon thyerjen e klauzolës së Laportes, por nuk njofton klubin që e bleu (Foto)

Skuadra spanjolle, Athletic Bilbao ka njoftuar se është thyer klauzola për largimin e qendërmbrojtësit bask, Aymerick Laporte.

Mbrojtësi i talentuar bask nuk do të jetë më lojtar i skuadrës nga La Liga, Bilbao.

Kjo pasi një skuadër e ka thyer klauzolën e largimit të qendërmbrojtësit bask, e cila mendohet të jetë 65 milionë euro.

“Athletic Bilbao kanë konfirmuar se klauzola e lirimit të Aymeric Laporte është thyer”, thuhet në njoftimin e klubit bask.

Megjithatë, Bilbao nuk ka e përmendën klubin, i cili ka thyer klauzolën e tij dhe ka siguruar shërbimet e Laportes.

Sipas mediave në Spanjë dhe Angli, emri më i përfolur është ai i liderëve të Ligës Premier, Manchester Cityt.

Lexo po ashtu Tjetër shpenzim marramendës për mbrojtës, City siguron Laporten

Klubi nga Etihad dhe trajneri spanjoll, Pep Guardiola mendohet se janë adhurues të vjetër të Laportes.

Në garë për lojtarin kanë qenë edhe dy skuadrat e mëdha spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona, por tani gjithçka ka mbaruar. /Telegrafi/

Fjalët lamtumirëse të Laportes