Aterrimi në aeroportin Inssbruck në Austri nuk është edhe aq i lehtë, për faktin se në afërsi të pistës gjenden majat e larta shkëmbore.
Por, kjo ndjenjë u ofron adrenalinë pasagjerëve të cilët me padurim e presin dhe filmojnë këtë moment, që në shikim të parë duket sikur piloti i aeroplanit do të prek kodrat, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, duhet përvojë e madhe dhe profesionalizëm që të ruhet qetësia në këto momente kruciale, e në veçanti kur në aeroplan keni qindra pasagjerë dhe ekziston përgjegjësia e madhe.
Një pasagjere e identifikuar si Charlotte, ka filmuar këtë moment me telefonin e saj dhe ka treguar për momentin kur sa ishte ulur në afërsi të dritares në krahun e majtë të aeroplanit, shfaqeshin skena të ngjashme me ato të filmave aksion.
“Fluturimi mbi aeroportin piktoresk Inssbruck të Austrisë”, ka deklaruar Charlotte.