Telegrafi

Aterrimi i rrezikshëm i pilotit të pakujdesshëm (Video)

Udhëtari i njohur vetëm si Craig, e ka filmuar momentin e aterrimit të aeroplanit të lehtë në Leeds të Anglisë.

Videoja e postuar më poshtë, tregon fluturaken që dridhet, derisa pasagjerët dëgjohen duke u përplasur brenda, transmeton Telegrafi.

“Ishin të gjitha kushtet për fluturim normal, piloti nuk ishte i kujdesshëm sa duhet dhe humbi kontrollin”, ka thënë Craig lidhur me rastin.

Megjithëse nuk janë shkaktuar dëme të mëdha, po bëhen hetime për këtë lëvizje të ashpër që ka mundur të ketë edhe përfundim jo të mirë. /Telegrafi/