Site icon Telegrafi

Aterrimi në njërin prej aeroporteve më të papërshtatshme në botë (Video)

Ky është moment dramatik, i kapur nga një perspektivë e veçantë, që tregon aterrimin e rrezikshëm  të aeroplanit.

Fillimisht, mund të shihen pamjet e mahnitshme të majave të Himalajeve, derisa shfaqet pista vogël e Aeroportit Lukla të Nepalit, transmeton Telegrafi.

Pista e gjerë 20 metra dhe e gjatë vetëm 460 metra, që është një e dhjeta e hapësirës prej 5,500 metrave, që zakonisht e kanë aeroportet ndërkombëtare.

Kamera e kapur poshtë Dornier 228, që është një fluturake pasagjerësh, filmuan aterrimin në atë që konsiderohet si një nga aeroportet më të papërshtatshme në botë. /Telegrafi/

https://youtu.be/d-2El5P8odg

Exit mobile version