“Excelsior”, ka botuar të mërkurën e 25 shkurtit 1931, në faqen e gjashtë, fotografinë e makinës së Ahmet Zog, të shpuar nga plumbat e shkrepur gjatë atentatit që iu bë në kryeqytetin austriak.
“Ne raportuam për atentatin ndaj mbretit të Shqipërisë, Ahmet Zogu, në dalje të Operës së Vjenës. Dy ish-oficerë shqiptarë gjuajtën pesëmbëdhjetë herë me revolver mbi makinën në të cilën gjendej sovrani, duke vrarë një pjesëtar të oborrit mbretëror, por duke dështuar për të arritur mbretin”, thuhet në lajm.