Site icon Telegrafi

Atentati në Krujë, policia zbulon detaje të reja

Policia e Krujës ka dhënë detaje të tjera mbi atentatin e ndodhur në Krujë, si pasojë e të cilit ka mbetur i vdekur një person.

Sipas policisë, nga atentati i ndodhur në oborrin e banesës së Gentian Bejtjes, përveçse ka ndërruar jetë kunati i tij 29-vjeçar Ramazan Sino, janë plagosur edhe dy fëmijët e Bejtjes, 13 dhe 10 vjeç.

Lexo po ashtu Breshëri kallashnikovi ndaj banesës në Krujë, një viktimë, plagoset një i mitur

“Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar tre kontrolle në tre banesa si dhe kanë shoqëruar tre persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen”, lexohet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version