Site icon Telegrafi

Vritet ish-polici në Tiranë, autorët kanë qëlluar shënjestrën në makinë

Një person është vrarë sonte në një atentat me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Mësohet se autorët kanë qëlluar shënjestrën në makinë.

Viktima është identifikuar si Santiago Malko, 26 vjeç, ish punonjës i policisë.

Sipas dëshmive të para të mbledhura nga policia, rezulton se autorët janë larguar me një automjet në zonën e Freskut.

Ndërkohë në zonën e Linzës është gjetur një mjet i djegur, i cili dyshohet se i përket autorëve tw sulmit.

Policia ka ngritur pika kontrollit për të lokalizuar autorët. Efektivë të Policisë së Komisariatit nr.4 kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes. /Ora News/

Exit mobile version