Site icon Telegrafi

Atë që i ndodhi Kimit, e përjetoi shumë më keq aktorja e Bollywoodit – i hodhën gaz lotsjellës dhe e rrahën në Paris (Foto)

Bukuroshja e Bollywoodit dhe modelja ndërkombëtare, Mallika Sherawat, është sulmuar me gaz lotsjellës dhe është rrahur nga tre persona në afërsi të apartamentit të saj në Paris.

Sulmi i tmerrshëm ndaj seks-simbolit nga India, vjen pak më shumë se një muaj pasi Kim Kardashian u lidh dhe iu vodhën stoli po në kryeqytetin francez.

Përjetim i tmerrshëm i aktores

40-vjeçarja dhe një mashkull që e shoqëronte kishin arritur pranë banesës kur u sulmuan nga kriminelët që u hodhën gaz lotsjellës dhe i goditën. Më pas, sulmuesit ikën, ndërsa aktorja dhe shoqëruesi i saj i thirrën shërbimet emergjente.

Në bazë të hetimeve të policisë, është fjala për disa imigrantë, të cilët janë përpjekur që të bëjnë vjedhje – njofton Telegrafi.

Ajo është seks-simbol në Indi

Sulmet e këtilla janë një goditje e madhe për imazhin Francës që është akoma në gjendje të emergjencës që nga sulmet terroriste në kryeqytet.

Lexo po ashtu Hajnat serbë e tmerruan dhe i vodhën stolitë e Kim Kardashian (Foto)

Parisi është qyteti më i popullarizuar turistik në botë, por shtimi i dhunës ka ndikuar në zvogëlimin e numrit të vizitorëve. /Telegrafi/

Exit mobile version