Telegrafi

Atë që Juve dështoi ta bënte ndaj Bayernit, një klub italian e kishte bërë pesë vite më parë (Video)

Juventusi dështoi të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi u mposhtë nga Bayern Munichu në Allianz Arena me rezultat 4-2, apo me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshje 6-4.

Me këtë rast klubi i vetëm italian që vazhdon në garat evropiane është Lazio në Ligën e Evropës, e cila luan të enjten ndaj Sparta Pragës në Olimpico.

Këtë herë italianët u mposhtën nga gjerman, por kështu nuk kishte ndodhur pesë vite më parë.

E themi këtë pasi me 15 mars 2011, Interi kishte fituar ndaj Bayernit në Allianz Arena me rezultat rezultat 2-3, apo të përgjithshëm 3-3.

Golat në atë ndeshje për Nerazzurrët ishin shënuar nga Eto’o, Sneijder dhe Pandev, ndërsa për bavarezët nga Gomez dhe Muller.

Interi atë ndeshje e kishte filluar me golin e Eto’o i cili diskutuar shumë për një pozicion të mundshëm jashtë loje. Një të tillë e kishim edhe për Juven, por Zonjës së Vjetër iu mohua goli, pasi gjyqtari vendosi që goli i Alvaro Moratas të jetë pozicion jashtë loje.

Vlen të theksohet se Juventusi në sezonin e kaluar arriti deri në finale ku u mposht nga Barcelona dhe kështu mbeti me dy tituj nga kjo garë.

Ndërsa Nerazzurrët kanë tre trofe të Ligës së Kampionëve, por ka katër vite që nuk merr pjesë në këtë kompeticion. /Telegrafi/