Telegrafi

Atdheu, Edoni dhe Himena rikthehen sërish në Big Brother VIP Kosova

Foto: Screenshot/Instagram

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova.

Finalistët e këtij edicioni janë: Xhuli Nura, Stresi, Artan Thaçi, Mbresa Hajrullahu dhe Vedat Bajrami.

Në ditën e sotme (e shtunë) në shtëpi janë rikthyer ish-konkurrentët: Edon Shileku, Himena dhe Atdhe Xharavina.

Ish-konkurrentët kanë befasuar me hyrjen e tyre brenda shtëpisë së famshme, gjersa banorët kanë mbetur të habitur.

Lexo po ashtu Xhuli përplaset sërish me Stresin: Derisa kam hy në Big Brother nuk e kam ditë asnjë këngë tënden

Ata filluan menjëherë të bisedojnë me ta e të kenë ngacmimet e para me njëri-tjetrin.

Modelja nga Drenica nga ana tjetër nisi bisedën me Atdheun, meqenëse kishin nisur një njohje.

E njëjta madje u përlot në një moment dhe i kërkoi llogari pasi nuk i kishte dërguar ndonjë gjë këtë kohë. /Telegrafi/