Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova.
Finalistët e këtij edicioni janë: Xhuli Nura, Stresi, Artan Thaçi, Mbresa Hajrullahu dhe Vedat Bajrami.
Në ditën e sotme (e shtunë) në shtëpi janë rikthyer ish-konkurrentët: Edon Shileku, Himena dhe Atdhe Xharavina.
Ish-konkurrentët kanë befasuar me hyrjen e tyre brenda shtëpisë së famshme, gjersa banorët kanë mbetur të habitur.
Ata filluan menjëherë të bisedojnë me ta e të kenë ngacmimet e para me njëri-tjetrin.
Modelja nga Drenica nga ana tjetër nisi bisedën me Atdheun, meqenëse kishin nisur një njohje.
E njëjta madje u përlot në një moment dhe i kërkoi llogari pasi nuk i kishte dërguar ndonjë gjë këtë kohë. /Telegrafi/