Telegrafi

Atdhe Nuhiu shënon gol në barazimin ndaj WBA-së

Foto: Sheffield Wednesday/Twitter

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu ka gjetur golin në pasditen e së dielës në Championship.

West Bromwich Albion dhe Sheffield Wednesday kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Championship.

Shenj në këtë ndeshje ka lënë qendërsulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, i cili ka shënuar për mysafirët.

Goli i Nuhiut erdhi në minutën e pestë të ndeshjes dhe ishte i epërsisë së mysafirëve 0-1.

Ky gol i sulmuesit shtatlartë të Kosovës erdhi pas asistimit të Morgan Fox.

Me këtë gol, Nuhiu arrin në kuotën e dy golave në këtë sezon të Championshpit anglez.

Në anën tjetër, skuadra e tij gjendet në pozitën e 16-të me 31 pikë. /Telegrafi/