Telegrafi

Atashi: Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë shumë në luftimin e korrupsionit (Video)

Afrim Atashi nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka theksuar se ky agjencion ka bërë shumë në luftimin e korrupsionit dhe formave tjera të manifestimit të tij.

Ai në emisionin “Përballje”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se kritikat janë të drejta, mirëpo ata janë dhe po angazhohen shumë për ta parandaluar këtë fenomen.

“Të gjitha opinionet për konflikt interesi janë publike, derisa AKK jep më qindra vendime sa i përket parandalimit të konfliktit të interesit. E njëjta gjë ndodhë edhe me rastet e prokurorimit dhe deklarimit të rrejshëm të pasurisë”, ka shtuar Atashi.

Sipas tij, AKK bën edhe kallëzime penale për mosdeklarim të pasurisë kur nuk respektohen afatet ligjore, e të cilat më pas trajtohen nga prokurorët dhe gjyqtarët. Mendoj se pastaj mbetet që ata të angazhohen për zgjidhjen e këtyre problemeve”, ka shtuar Atashi. /Telegrafi/