Telegrafi

Atanasov: Të mos bëhet sensacion me antraksin, sëmundja është nën kontroll

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Zoran Atanasov në konferencë për shtyp tha se shfaqja e antraksit nuk është diçka e re dhe se kjo sëmundje ka qenë e regjistruar në Maqedoni dhe se nuk ka nevojë për panik e aq më pak të bëhet sensacion.

Atanasov tha se rast të ri te kafshët nuk ka dhe nuk ka as njerëz të sëmurë. Ai tha se janë shpërbërë 9 cofëtina të deleve dhe se katër dele po bëhen analiza, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në Maqedoni ka 22 të ashtuquajtura distrikte ku atraksi deri tani është vërejtur”, tha Atansov duke sqaruar se në vazhdimësi po ndërmerren masat standarde që nënkupton vaksinim.

Lexo po ashtu Maqedoni, OBRM-PDUKM dyshon se ka një sëmundje e rrezikshme ngjitëse që bartet nga kafsha tek njeriu

Megjithatë, edhe krahas vaksinimit, sipas tij, nuk përjashtohet mundësia e shfaqjes së sëmundjes.

“Për rastin e fundit në Strgomishte të Poshtme rezultatet e analizave laboratorike ishin të gatshme më 7 gusht. Menjëherë dolëm në terren dhe zbatuam masa. Dua të potencoj se situata është standard, nuk është asgjë e jashtëzakonshme. Nuk duhet të kërkohet sensacion. Sëmundja është e pranishme këtu me dekada. Nuk mund që për secilin rast të dalim dhe të publikojnë. Secilën ditë zbulojmë raste të reja”, tha Atanasov./Telegrafi/